Zhbogar: Ballkani do të shndërrohet në Hapësirën e Ardhshme të Investimit

Me qëllim që të ndryshojë perceptimi I rajonit të Ballkanit në BE, dhe anasjelltas, do të mbahet samiti në Trieste më 12 korrik “ BE-Ballkani perëndimorë.
Sipas ambasadorit Italian në Shkup, Karlo Romeo,  samiti është organizuar në nivel më të lartë dhe në të do të marrin pjesë përveç kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe ministrat e ekonomisë dhe transportit dhe përfaqësues të lartë të BE-së dhe të KE-së, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, eurokomisari për negociata dhe zgjerim dhe politikë fqinjësore, si dhe eurokomisarja për transport Violeta Bollc.

Ai theksoi se hapi historik i samitit do të paraqesë nënshkrim të marrëveshjes për formimin e Bashkësisë transportuese në rajon, si dhe zyrën për bashkëpunim të odave ekonomike nga Ballkani Perëndimor, ndërsa do të prezantohen edhe shtatë projekte rajonale në vlerë të përgjithshme prej 200 milionë dollarë të cilat do të sigurohen si grant.

“Pas disa tensioneve tani pasqyra politike në rajon është pozitive. Shpresoj se Trieste do të sjellë një lëvizje, hap dhe kthim të rëndësishëm, se do të kontribuojë të ndryshohet perceptimi për BE-në në rajon dhe anasjelltas të BE-së kundrejt rajonit. Shpresoj se liderët e gjashtë vendeve do të vijnë në Trieste në frymë të mirë dhe me disponim konstruktiv dhe do ta shfyrtëzojnë mundësinë politike që e jep ky samiti që ta konfirmojnë veten si liderë reformues dhe proevropianë”, tha ambasadori Romeo.

Në drejtim të euroambasadorit Zhbogar ishte edhe pyetja nëse modeli I integrimit ekonomik, I cili promovohet me procesin nga Berlini do të thotë në njëfarë mënyre kthimi i modelit të ish-Jugosllavisë shtura edhe Shqipërinë, Zhbogar u përgjigj se nuk dëshiron të bëjë krahasime me të kaluarën pasi që ky model është krijuar për të ardhmen. Samuel Zhbogar paralajmëron se rajoni do të shndërrohet në Hapësirën e Ardhshme të Investimit.

“Rezultati kryesor që e presim nga samiti këtë javë duhet të jetë së pari, sigurisht, angazhim shumë i fuqishëm dhe konkret i BE-së në të ardhmen evropiane të rajonit. Edhe atë: përmes 7 projekteve lidhëse, me vlerë prej rreth 200 milion eurosh; Përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Komunitetit të Transportit; Presim rritje të bashkëpunimit rajonal ekonomik dhe integrim, duke adoptuar plan shumë-vjeçar për sferën ekonomike rajonale të Ballkanit Perëndimor; Presim që kjo të arrihet duke promovuar secilin njeri, përfshirë bashkëpunimin biznesor, rinor dhe atë të shoqërisë civil”- tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Samiti “BE – Ballkani Perëndimor” në kuadër të Procesit të Berlinit i cili do të mbahet nga 12 korriku në Trieste do të ndihmojë për lëvizjen e eurointegrimeve të rajonit dhe do të sjellë hap konkret në lidhje me lidhjen e tij infrastrukturore dhe ekonomike. Hapi historik i samitit do të paraqesë nënshkrim të marrëveshjes për formimin e Bashkësisë transportuese në rajon, si dhe zyrën për bashkëpunim të odave ekonomike.

Evi Shkopi
Almakos.com