Zhbogar nga Berova: Zgjidhja e problemeve të të rinjve prioritet për BE-në

Zhbogar nga Berova: Zgjidhja e problemeve të të rinjve prioritet për BE-në

Shteti dhe Bashkimi Evropian të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të të rinjve me qëllim që të ulet largimi i tyre nga pjesa lindore e Republikës. Ky është është një mesazh kyç të ciliN ambasadori Samuel Zhbogar e ka dërguar nga Maleshevia në suaza të info punëtorisë të cilin delegacioni i BashkimIt Evropian e ka mbajtur në Berovë si pjesë të fushatës “BE për Ty”.

“Këtë që e vërejmë është se rinia dëshiron të largohet dhe kjo është diçka që fillimisht në nivel kombëtar duhet në mënyrë përkatëse të trajtohet dhe të përqendrohet shteti në të njëjtën por edhe në të njëjtën kohë edhe ne në Bashkimin Evropian duhet ta shqyrtojmë dhe të përqendrohemi në atë problem”, theksoi Zhbogar.

Udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së Nikolla Bertolini, u pajtua me konstatimin e euroambasadorit Zhbogar duke konfirmuar se zgjidhja e problemeve të të rinjve duhet të jetë prioritet i Bashkimit Evropian. Ai nga ana tjetër e theksoi Komunën e Berovës si lider në rajon si komunë e cila ka realizuar mbi 10 projekte përmes fondeve të Bashkimit Evropian.

Për kryetarin e Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski me inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, Berova do të mund të shfrytëzojë më shumë  jete evropiane që do të jetë përfitim i madh për të gjithë komunën.