Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar dhe udhëheqësia e njësisë për bashkëpunim e delegecionit të BE-së. Nicola Bertolini sot qëndruan për vizitë në Vincë si pjesë e karvanit “BE për ty”.
Gjatë vizitës, ambasadori Zhbogar mori pjesë në debatin me nxënësit e shkollës së mesme me temë “Vizioni i të rinjve për Bashkimin Evropian”.
Në punëtorinë me qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin e biznesit nga Vinica dhe rajoni, Nicola Bertolini nga njësia e bashkëpunimit të delegacionit të BE-së paraqiti fondet në dispozicion të tyre, duke dhënë udhëzime për përdorimin e tyre më të mirë.