Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar bën thirrje që Kuvendi të miratojë ligjin e prokurorisë publike, para shpërbërjes së Kuvendit.
Ai numëroi këtë ligj, kodin zgjedhorë dhe sjelljen e rregullores së re të Kuvend si tre gjërat e rëndësishme që siç theksoi ai, duhet të lëvizin, gjegjësisht të përfundojnë gjatë kësaj përbërjeje parlamentare.
Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në Shkup
“Shpresojmë se Kuvendi do të mund t’i miratojë ligjet në javët vijuese, para se të shpërbëhet Kuvendi, në fillim të muajit shkurt. Do të përmend 3 nga ato çështje të cilat do të jenë mirë të lëvizin, njëri është ligji i prokurorisë publike, i dyti është kodi zgjedhor dhe i treti për të cilin poashtu shpresojmë është arritja e anëtarëve të parlamentit evropian javën e ardhshme, gjegjësisht dialogu Zhan Mone, të cilat do të kontribuojnë në adoptimin e rregullores së re të Kuvendit, gjegjësisht sjelljen e rregullores.”
Një ndër shtyllat që sipas Zhbogarit qëndron ardhmëria e vendit është bashkëpunimi mes pushtetit dhe opozitës. Sipas tij, në këtë fushë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ishte shembull në rajon në disa vitet e fundit. “Shtylla e tretë ku qëndron ardhmëria juaj, është të punojmë se bashku si pushtet dhe opozitë, mendoj se Kuvendi ishte shembull në rajon në disa vitet e fundit, tregoi se të gjitha partitë politike mund të punojnë për reformat e rëndësishme që janë të rëndësishme për vendin. Shpresojmë se do ta shohim edhe në pjesën tjetër të kohës deri në shpërbërje, do të keni më shumë shanse për suksese.”
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero