Zhduket 70 vjeçari Marian Gjugja nga Prizreni

Zhduket 70 vjeçari Marian Gjugja nga Prizreni

Marian Gjugja, 70 vjeçari nga Prizreni rezulton i zhdukur që nga pasditja e së shtunës. Familjarët kanë njoftuar se Mariani të shtunën rreth orës 19:00 është larguar në drejtim të panjohur. Sipas familjarëve ai rreth orës 20:00 është parë nga disa qytetarë dhe nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Familjarët kanë treguar se Marian Gjugja në momentin kur ka dalë nga shtëpia ka pasur të veshur një setër ngjyrë kafe dhe pantallona të zeza, dhe se rastin e kanë lajmëruar në polici. Sipas familjarëve ai vuan nga sëmundja e sklerozës, dhe kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët dhe institucionet për gjetjen e tij.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me policinë në Prizren, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Të gjithë ata që kanë informata rreth vendndodhjes apo e kanë parë Marian Gjugjën të lajmërohen në këtë numër të telefonit 044-625-244.
/Telegrafi/

TAGS