Zhduket një aeroplan i vogël që fluturonte nga Ohri për në Sofje

Zhduket një aeroplan i vogël që fluturonte nga Ohri për në Sofje

Një aeroplan i vogël “Cessna 210” është zhdukur këtë pasdite gjatë fluturimit nga aeroporti i Ohrit drejt aeroportit të Sofjes në Bullgari. Aeroplani  në momentin e humbjes nga radarët ka pasur 4 shtetas bullgarë në bord. Sipas informatave paraprake nga Agjencia e Fluturimeve ata po fluturonin drejt Sofjes dhe në orën 16:16 minuta është njoftuar nga kulla e kontrollit se kontakti me këtë avion është humbur. Lajmin për Alsat-in është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme, ku thanë se kanë marrë të gjitha masat për kërkimin e aeroplanit të humbur.

Loading…

TAGS