Zhurma që lëshoi BMW X4 M gjatë testimit, zbulon se nga cili model e ka huazuar motorin (Video)

Zhurma që lëshoi BMW X4 M gjatë testimit, zbulon se nga cili model e ka huazuar motorin (Video)

Njohësit e automobilizmit, janë të bindur se e ka huazuar motorin S55 nga modeli M3

Deri më tani, janë kryer disa vozitje të X4, në platformën e xDriveM40i, transmeton Telegrafi.

Megjithëse 335 kuajfuqitë që prodhonte ishin të kënaqshme, BMW nuk ndalet dhe punon për ta avancuar edhe më shumë këtë SUV.

Në të ardhmen do të shohim një X4 M edhe më të fuqishëm, për të cilin ka edhe prova që janë siguruar në Nurburgring të Gjermanisë.

Megjithëse thonë se fotografia është sa njëmijë fjalë, një video e mirë tregon edhe më shumë informacion.

Në një video te realizuar nga afër, teksa X4 M po testohej në pistë ka marrë edhe zhurmën që lëshon gjatë lëvizjes.

Kjo iu ka mjaftuar njohësve të automobilizmit, që të dyshojnë, se nën kapak e ka motorin S55 të huazuar nga modeli M3.

Në anën tjetër, besohet se e ka motorin me 3.0-litra që prodhon 450 kuajfuqi. Ky është i njëjti motor, që i është vënë gjeneratave të reja M3 dhe M4, ndërsa mund të vije edhe me një formë hibride. /Telegrafi/