Alsat 2019-08-23T15:24:26+02:00
Dy ditë pas arrestimit të Katica Janevës, Prokuroria i ka nisur shkresë zyrtare Këshillit të Prokurorëve lidhur me zhvillimet në rastin “Reketi”. Numri dy i këshillit Mexhit Jusufi tha për Alsat se informata e dërguar në Këshill nga ana e Prokurorisë ka qenë jo e plotë. Për këtë arsye Këshilli ka kërkuar edhe një herë nga Prokuroria për Krim të Organizuar të dorëzojë informatë të plotë ose në seancën e ditë së hënë vet prokurorja e lëndës “Reketi”, Villma Ruskoska të shkojë në këshill për të treguar më shumë informata rreth kësaj lënde. Zv. kryetari i këshillit të Prokurorëve Mexhiti thotë se pas informatave të plota që do të marrin, këshilli do të përgatisë raport të cilin do ta dërgojnë në Kuvend.
Prokurorja e Speciales Lile Stefanova e cila udhëheqë lëndën “Titanik” dhe “Perandoria” tha se ka bazë ligjore për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës prokuror i Speciales. Vet Stefanova tha se nuk ka ambicie për të zëvendësuar Katica Janevën.
Lidhur me pasardhësen e Janevës, kryeministri Zoran Zaev tha se duhet të reagohet shpejtë sipas ligjit për emërimin e ushtruesit të detyrës në krye të PSP-së.
Kur ishte shkarkuar Marko Zvrlevski dhe para se të emërohet Lubomir Joveski, Këshilli i prokurorëve publik caktoi ushtrues të detyrës një prokuror publik. Nuk ekzistojnë pengesat ligjore që edhe në këtë rast atë të mund të pengojnë – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.
Pas shqyrtimit të raportit të Këshillit të dërguar në Komisionin për zgjedhje dhe emërime dhe me pëlqimin e katër partive më të mëdha në Kuvend, në seancë plenare me votimin e 2/3 dhe shumicën e “Badinterit”, duhet të miratohet propozimi formal për shkarkimin e Janevës, dhe pastaj vendimi do të kthehet në Këshillin e Prokurorëve Publik për vendimin final. Katica Janeva në krye të PSP-së me mandat katër vjeç u emërua më 15 shtator 2015.
Adnan Qaili
Loading…