Zhvillimi i barabartë rajonal, diskutohet strategjia për ndryshime ligjore në Maqedoni

Zhvillimi i barabartë rajonal, diskutohet strategjia për ndryshime ligjore në Maqedoni

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale punon për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zhvillim të barabartë, bazuar në përvojën e deritanishme dhe propozimet për zgjidhje të reja më funksionale. Në raportin e përgatitur nga grupi i ekspertëve, janë propozuar një numër i madh ndryshimesh. Raporti u diskutua sot edhe me partnerët ndërkombëtarë, UNDP dhe përfaqësues të Agjencisë për zhvillim nga Ambasada e Zvicrës, me qëllim të koordinimit të politikave që përgatiten nga kjo ministri, të harmonizohen me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne filluam me ndryshimet e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, konkretisht definimin e një përqindëshit (1%) të bruto prodhimit vendor, i cili duhet të ndahet në mënyrë të barabartë në të gjitha tetë rajonet planore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet tona të cilat i bëjmë në fushën e rritjes së ingerencave të vetëqeverisjes lokale, respektivisht procesin e decentralizimit”,- u shpreh ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.