Ziadin Sela: Të mos abuzohet me fondet europiane për propagandë politike / Kujt i drejtohet kjo porosi

Ziadin Sela: Të mos abuzohet me fondet europiane për propagandë politike / Kujt i drejtohet kjo porosi
Tash esht Koha

Kreu i Aleancës për Shqiptarët a denoncuar sot përmes twitterit, sipas tij, abuzimin me mjetet e BE’së nga ana e emisionit EU Click në TV21. Sipas Selës, ky emision po bën propagandë për partinë shqiptare në pushtet, duke mos respektuar fare opozitën. Në emisionin e sontëm në EU CLick të ftuar përveç gazetarit, Xhelal Neziri, kanë qënë edhe dy përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani dhe Visar Ganiu, ndërsa nuk ka asnjë të ftuar nga opozita. Kjo sipas Selës, bie ndesh me vlerat themelore të BE’së, e cila respekton diversitetin e mendimeve, prandaj sipas tij, meqë ky emision financohet nga fondet e BE’së, është e udhës që Ambasadori ta dënojë këtë akt dhe të kërkojnë llogari për abuzim fondesh, sidomos në prag të fushatës, përcjell in7.

“Mediat e hapura dhe të lira me mendime dhe ide divergjente janë vlera fundamentale të Bashkimit Europian. I tmerruar të shoh emisionin e financuar nga Bashkimi Europian EU CLick në TV21 se si siguron platformë propagandistike për BDI’në, duke injoruar plotësisht opozitën. Presim që ambasadori i BE’së ta dënojë abuzimet e tilla të fondeve europiane në prag të zgjedhjeve”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, Ziadin Sela.

Tash esht Koha