Ziain Sela me porosi nga Tetova: Jemi të unifikuar, vazhdojmë përpara

Ziain Sela me porosi nga Tetova: Jemi të unifikuar, vazhdojmë përpara

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka realizuar sot një takim me strukturat partiake të degës së Tetovës. Takimi vjen disa ditë pas zërave për largimin e kryetarit të degës tek Lëvizja Besa. Takimi siç njoftohet nga Aleanca për Shqiptarët ka qënë në atmosferë të unifikuar, ndërsa është biseduar për përgatitjet në prag të fushatës zgjedhore.

“Takim me strukturat e Aleancës për Shqiptarët Dega Tetovë biseduam për përgaditjet për fushatën parazgjedhore kur do që të mbahen zgjedhjet.

Në një atmosferë të unifikuar, u zotuam për një rezulltat fitues për Aleancën për Shqiptarët. Vazhdojmë përpara”, ka shkruar Sela.