Zidane hedh poshtë mundësinë për largimin e Vinicius

Zidane hedh poshtë mundësinë për largimin e Vinicius
18:47 | 29 Nentor 2019

Vinicius Junior nuk do të largohet nga Real Madrid.

Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se braziliani Vinicius nuk do të largohet nga ‘Bernabeu’ gjatë merkatos së janarit.

Emri i lojtarit është lidhur me një largim të mundshëm nga Reali, në formë huazimi, gjatë merkatos së dimrit.

Gjithsesi, një opsion të tillë e ka hedhur poshtë Zinedine Zidane, në konferencën për shtyp para ndeshjes së vikendit.

“Vinicius nuk do të shkojë. Ai do të vazhdojë këtu” ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

“Nuk është momenti i tij tani, por do të vije së shpejti. Unë kam 26 lojtarë dhe disa duhet t’i lë jashtë skuadrës. Nuk është momenti, por ai duhet të jetë gati për kur të vije momenti” ka shtuar francezi.

“Ndryshimi ka ardhur me Hazard dhe Rodrygo. Gjithsesi, ai po stërvitet mirë, por ka lojtarë të tjerë të rëndësishëm që duhet t’i zgjedh” tha ndër të tjerash Zidane.

Zidane ka thënë këto fjalë për të nxitur Vinicius që të punojë fort për të fituar vendin e tij në formacion. /Lajmi.net/

TAGS