Zidane takohet personalisht me Brahim Diaz, vendoset për të ardhmen e tij

Zidane takohet personalisht me Brahim Diaz, vendoset për të ardhmen e tij
10:37 | 16 Maj 2019

Zinedine Zidane ka mbështetur personalisht Brahim Diazin në një bisedë që u zhvillua mes dy palëve në kompleksin e trajnimit Valdebebas të Real Madridit.

19-vjeçari ka qenë i informuar që do të largohet nga Los Blancos në huazim këtë verë, pavarësisht përshtypjes së mire që ka lënë gjatë mundësive që i janë dhënë në ekipin e parë me Zidanen.

Diaz u rebelua nga lajmi që do të huazohet, por duket se biseda me trajnerin francez e ka bindur edhe atë se huazimi është zgjidhja më e mirë, transmeton lajmi.net.

‘’Unë besoj te ti, djalosh’’, ishte mesazhi i thjeshtë dhe i qartë i dhënë Brahimit nga Zidane, ka marrë vesh Marca.

Reali shpreson që një huazim në La Liga do t’i bënte mire talentit spanjoll, që të merrte më shumë përvojë në kampionatin spanjoll.

Brahim Diaz u bashkua me Realin në muajin janar nga Manchester City. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS