Zidane: VAR të mos përdoret shumë shpesh

Zidane: VAR të mos përdoret shumë shpesh

Trajneri i Real Madridit ka analizuar fitoren ndaj Alavés.

Ai e cilësoi lart performancën e skuadrës në ndeshjet e fundit e sidomos të portier Courtois i cili ka harruar kur është mposhtur për herë të fundit.

“Të mos pësosh fare është diçka e pamundur në futboll. Tani po kalojmë një situatë shumë mirë në këtë aspekt. Sidoqoftë, çdo rival mund të të futë në telashe në La Liga. Thibaut është një portier shumë i aftë, po e bën më së miri detyrën. Ne nuk rrezikojmë asgjë dhe nuk i japim shumë mundësi rivalit”, tha fillimisht ai.

Ndërsa sa i përket sistem VAR, tekniku francez është shprehur se dëshiron që ky sistem të mos përdoret shpesh.

– “VAR është për këtë, për t’i parë gjërat më qartë. Uroj që VAR të mos përdoret shpesh, por kur duhet të shikoni një rast të dyshimtë, ai është aty për këtë gjë”, deklaroi Zidane.

Kujtojmë që me këtë fitore, Real Madrid ruan distancën prej katër pikëve ndaj Barcelonës.