Sot në mesditë zjarr i madh shpërtheu në një deponi në fshatin Dobrashinci në të cilën dërgohen mbeturinat e komunave Strumicë dhe Vasilevë.
Shpërthimin e zjarrit e konfirmoi komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev.
“Morëm njoftim për zjarrin në deponinë e fshatit Dobrashinci dhe ekipet tona janë dërguar atje. Sipas informatave parësore zjarri ka përfshirë sipërfaqe më të madhe, ndërsa era e fuqishme e zgjeron drejt akumulimit “Turija”, “tha Gudev.
Në terren tashmë janë ekipet e NP “Komunalec” të Strumicës, të cilët filluan me shuarjen e zjarrit.
Deponia në fshatin Dobrashinci është djegur edhe më 18 dhe 19 qershor të këtij viti. Atëherë zjarri ishte shkaktuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët kanë lëvizur atje.