Zjarr në një pallat në Durrës, plagoset e moshuara

Zjarr në një pallat në Durrës, plagoset e moshuara

Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në apartamentin e një pallati në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Zjarri ka rënë rreth orës 08:45, në katin e katërt të një pallati, në banesën e një 80-vjeçareje që jetonte vetëm. E moshuara ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e qytetit, nën kujdesin e mjekëve.

Banorët e pallatit kanë dalë jashtë, ndërsa është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë zonën.

Ky është rasti i dytë brenda harkut kohor të një jave që bie zjarr në apartamente banimi të kësaj lagjeje, pranë shëtitores ”Taulantia”. /TCH/

TAGS