Alsat 2019-09-22T15:28:55+02:00
Vetura të reja për zjarrfikësit premtohen vazhdimisht, por blerja e tyre nuk realizohet asnjëherë. Edhe këtë vit zjarrfikësit janë përballur me zjarre të përmasave të mëdha. Në të shumtën e rasteve me frikën se veturat nuk do të ndizen, apo do të japin defekt në terren, gjë e cila ka ndodhur shpesh.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov një vit më parë tha se Brigada e Zjarrfikësve në kryeqytet, do të pajiset me tre automjete të reja, por diçka e tillë ende nuk është bërë realitet.
Këtë vit nga buxheti i Qytetit të Shkupit për Brigadën e Zjarrfikësve kemi ndarë gjithsej 134 milion denarë. Me këto mjete është paraparë edhe furnizimi me shkallë automekanike deri 75 metra si dhe dy automjete të reja – tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Një vit më vonë, Shilegov bëri të njëjtin premtim, por duke thënë se Brigada me vetura të reja do të pajiset nga vera e vitit 2020. Vonimin e arsyetoi me blerjen e uniformave mbrojtëse për zjarrfikësit.
Vitin tjetër në të njëjtën periudhë do të mund të mund të mburremi me vetura dhe shkallë të reja. Atë që e paralajmërova edhe do të bëhet. Ja Qyteti i ka ndarë mjetet është bërë plani për furnizime publike – u shpreh Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se ka përfunduar procedura për hapjen e tenderit për blerjen e shkallës automekanike deri 45 metra të lartë për zjarrfikës ndërsa më pas do të shpallet tenderi për automjetet.
Për tre veturat është në rrjedh e sipër procedura për hapjen e tenderit, ndërsa për shkallën automekanike, tenderi planifikohet të hapet gjatë këtyre ditëve. Tenderimi zgjatë 30 ditë, më pas edhe dy javë deri sa të bëhet pjesa e dytë e procedurës. Procedurat marrin kohë, por po punojmë intensivisht që gjithçka të jetë gati deri në fillim të 2020-tës -njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Në brigadën e zjarrfikësve në Shkup ka automjete që datojnë nga viti 1981. Automjeti i fundit është blerë nga Qyteti i Shkupit, para 14 vitesh.
Evi Shkopi
Loading…