T.J 36 vjeçare nga Shkupi gjatë ditës së djeshme në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup ka raportuar zjarr në shtëpi në që është në pronësi të sajë. Kështu informojnë nga Ministria e punëve të Brendshme nga ku thonë se menjëherë pas raportimit ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Më 18.01.2020 në ora 09:16 në SPB Shkup T.J (36) nga Shkupi ka raportuar zjarr në shtëpinë e sajë në rrugën, “Maleshevska”. Flakët e zjarrit kishin kapluar një pjesë të çatisë. Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve Shkup. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer edhe ekip i SPB Shkup”, thonë nga MPB.