18 Mars 2019 / 20:28
Zjarri në Malin e Karadakut i cili shpërtheu sot rreth orës 13:oo, është ende aktiv. Po digjet pylli rreth 1 400 metra lartësi mbidetare me një perimetër të madh. Për shkak të erës së fortë zjarri po përhapet nga ana e Kumanovës drejtë Shkupit dhe sonte duket me sy të lirë edhe nga qyteti i Shkupit.
Ekipet zjarrfikëse janë në teren, ndërsa gjatë ditës ishte intervenuar edhe me aeroplanë duke hedhur ujë nga ajri. Komandanti i brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit Vladimir Simonovski, deklaroi se aksioni vazhdon nesër me aviacion, sepse aeroplanët nuk kanë pajisje për fluturim në orët e natës.
Loading…