Zoran Zaev nuk e transmeton ‘LIVE’ konferencën me Hashim Thaçin

Zoran Zaev nuk e transmeton ‘LIVE’ konferencën me Hashim Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot po qëndron për vizitë pune në Maqedoni, me ç’rast do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev. Shërbimi qeveritar për shtyp informoi se Zaev dhe Thaçi do të kenë një takim kokë-më-kokë, pas çka do të pasojë edhe një takim bilateral i delegacioneve të të dy vendeve. Pas përfundimit të takimit, do të pasojnë deklarata për media të presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Maqedonisë.

Para pak çastesh ka filluar edhe konferenca për shtyp e Presidentit të Kosovëa Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, por në faqen zyrtare në facebook të Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev nuk transmetohet drejtëpërdrejtë konferenca për shyp.

Në të gjitha takimet që ka pasur Kryeminstri i Maqedonisë, Zoran Zaev me çdo personalitet të lartë i ka trensmetuar drejtëpërdrejtë konferencat për shtyp.

Me këtë veprim të Kryeministrit Zoran Zaev shihet qartë se gjuha shqipe i pengon të trensmetohet në rrjetin e tij në facebook.

Në konferencë për shtyp Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon dhe bën thirrje nga çdo qytetar e sidomos ato shqiptarë në Maqedoni që të dalin të votojnë ‘PËR’ në referendumin që do të mbahet me 30 shtator në Maqedoni.