Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Selmanaj u shpreh se nga momenti që është testuar për COVID-19 është futur në izolim.
Të dielën, më 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Hoti ka thënë se do të vazhdojë punën nga shtëpia.
Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9 049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë humbur jetën dhe 4 989 janë shëruar.