Zv/kryetari i komunës së Preshevës z.Armend Aliu i ftuari special në Qipro

Zv/kryetari i komunës së Preshevës z.Armend Aliu i ftuari special në Qipro

Me ftesë nga Kryetari i Asociacionit të Komunave Turke të Qipros së Veriut, njëkohësisht edhe Kryetar i Komunës së Güzelyrt, z. Mahmut Özçınar, vizitova dy komuna në Qipro si dhe u njoftova me punën e Asociacionit si dhe me funksionimin e pushteteve lokale.

Republika Turke e Qipros së Veriut, me të gjitha atributet e një shteti, e njohur si shtet vetëm nga Turqia, ka krijuar si në nivel qendror po ashtu edhe në nivel lokal të gjitha mekanizmat institucionale për funksionim normal bile edhe për zhvillim dhe avancim konstant.

Takim i parë ishte me Kryetarin e Komunës së Gönyeli, z. Ahmet Benli nga ku vazhdova për në Komunën e Girne ku u takova me Sekretarin Gjeneral të Unionit të Komunave Turke të Qipros, z. Hüseyin Kole.

Në Nikosia, pata mikëpritjen e ngrohtë nga z. Mahmut Özcinar nga i cili mora falënderim për vizitën si dhe garanc që Unioni do të angazhohet që çdo mekanizëm asistence të cilin e gëzon Unioni ta sigurojë edhe për Luginën e Preshevës si dhe u dakorduam që kontaktet e tona të jenë të vazhdueshme.

Çdo mundësi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës do të vazhdoj ta ndjek dhe do të prezantoj jo vetëm hallet dhe problemet e tona por edhe përparësitë e Luginës për zhvillim të biznesit nga ana e investitorëve, para të gjithëve e sidomos para miqve siç janë Qipriotët e Veriut.

Mora ftesë që në muajin tetor të këtij viti, të jem pjesëmarrës të një konference donatorësh e cila do të organizohet po në Qipro, ku insistova që të jenë pjesëmarrës edhe përfaqësues të komunës së Medvegjës dhe Bujanocit.