ZYRTARE: Alex në Moto GP me Honda, shok skuadre me vëllain Marc Marquez

ZYRTARE: Alex në Moto GP me Honda, shok skuadre me vëllain Marc Marquez
18:45 | 18 Nentor 2019

Alex Marquez do të jetë piloti i ri në Moto GP.

Vëllai i Marc Marquez, pilotit që po dominon garat me motoçikleta, Alex, do të jetë pjesë e Moto GP nga edicioni tjetër.

Alex do të jetë piloti i Honda, për Kupën e Botës në Moto Gp, bën të ditur ‘RAC 1’, transmeton lajmi.net.

Alex do të jetë shok skuadre me vëllain e tij Marc, i cili njëkohësisht është kampion në fuqi.

Mbetet të shihet nëse Alex do të arrijë të ndjek hapat e vëllait të tij dhe të korr suksese me Honda. /Lajmi.net/

TAGS