ZYRTARE: Atletico i bën ofertë prej 126 milionë euro Benficas për Felix

ZYRTARE: Atletico i bën ofertë prej 126 milionë euro Benficas për Felix
23:33 | 26 Qershor 2019

Telenovela Joao Felix po shkon drejt fundit.

Talenti portugez do t’i bashkohet Atletico Madridit, për një shumë rekorde për skuadrën spanjolle.

Është skuadra e Benficas që ka konfirmuar se Atletico Madrid i ka paraqitur një ofertë prej 126 milionë euro.

Klauzola e Felix është 120 milionë euro, dhe skuadra e Benficas është duke e shqyrtuar ofertën.

Felix 19 vjeçar, në 26 paraqitje për skuadrën e parë të Benficas ka shënuar 15 gola./Lajmi.net/

TAGS