ZYRTARE: Bakayoko lë Chelsean, kthehet tek Monaco

ZYRTARE: Bakayoko lë Chelsean, kthehet tek Monaco
23:12 | 31 Gusht 2019

Tiemoue Bakayoko ka kompletuar kalimin e tij tek skuadra e Monaco.

Sot, Bakayoko ka kryer testet mjekësore dhe është rikthyer tek Monaco, në formë huazimi, raporton lajmi.net.

Skuadra e Monacos do të ketë mundësinë e blerjes permanente të lojtarit, për 42.5 milionë euro, në fund të sezonit.

25 vjeçari i cili kaloi tek Chelsea në vitin 2017 ka dështuar të bind trajnerin Lampard për një vend në skuadër.

Në garë për lojtarin ishin edhe PSG e Galatasaray, por ai preferoi të rikthehet tek ish skuadra e tij, ku pati pjesën më të mirë të karrierës. /Lajmi.net/

TAGS