ZYRTARE: Boateng prezantohet te skuadra e re

ZYRTARE: Boateng prezantohet te skuadra e re
15:40 | 31 Korrik 2019

Fiorentina ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin Kevin-Prince Boateng nga Sassuolo në mënyrë të përhershme.

Marrëveshja u konfirmua në faqen zyrtare të Fiorentinës, me klubin që pagoi 1 milion euro për të, duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare.

32-vjeçari është me përvojë jashtëzakonisht të madhe pas edicioneve të kaluara me Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Schalke, Eintracht Frankfurt dhe Milano, duke fituar një Scudetto dhe Superkupën me këtë të fundit, përcjell lajmi.net.

Ai shënoi pesë gola në 15 paraqitje për Sassuolon përpara se të kalonte gjysmën e dytë të sezonit te Barcelona, ku luajti katër herë pa gjetur golin.

Ai bëhet nënshkrimi i parë i madh i epokës Rocco Commisso në ‘Artemio Franchi’. /Lajmi.net/ 

TAGS