Zyrtare: Cesc Fabregas transferohet te Monaco

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas i është bashkuar skuadrës franceze të Monacos, në një marrëveshje trevjeçare e gjysmë.

Spanjolli 31-vjeçar luajti për herë të fundit me The Blues për FA Cup kundër Nottingham Forestit dhe ishte në lot gjersa e duartrokitën tifozët pas përfundimit të takimit.

Ai u bashkua me Chelsean nga Barcelona në vitin 2014 gjersa ka luajtur 303 herë për Arsenalin në mes të 2003 dhe 2011.

“Është një kënaqësi e madhe të bashkohem me Monacon, është një projekt i ri për mua”, tha Fabregas.

“Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin. Jam duke shikuar një fillim të ri. Unë jam shumë i emocionuar”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:

Fabregas fitoi dy tituj të Ligës Premier, dy FA Cup dhe një Carabao Cup në 501 paraqitje në futbollin anglez.

Ndryshe, me Gunners fitoi FA Cup dhe luajti në finalen e vitit 2006 të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, përpara se të bashkohej me gjigantët katalanas në vitin 2011. /Telegrafi/

TAGS