ZYRTARE: Chelsea fillon bisedimet me trajnerin e ri

ZYRTARE: Chelsea fillon bisedimet me trajnerin e ri
14:54 | 25 Qershor 2019

Chelsea mund të fillojë bisedimet me trajnerin e ri pas largimit të Maurizio Sarrit.

Frank Lampard është autorizuar nga Derby Cpunty për të biseduar me Chelsean.

Ish mesfushori është favorit për trajner të ri te Blues, transmeton lajmi.net.

Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Maurizio Sarrit i cili mori postin e trajnerit në Juventus.

Kurse, Derby County ka publikuar një komunikatë duke bërë të ditur se ka autorizuar Lampardin të negociojë me ish skuadrën e tij.

Palët janë në kontakt në pritje të marrëveshjes për rikthimin e Lampardit në rol të trajnerit në Stamford Bridge. /Lajmi.net/

TAGS