ZYRTARE: David Moyes rikthehet tek skuadra e njohur londineze

ZYRTARE: David Moyes rikthehet tek skuadra e njohur londineze
22:51 | 29 Dhjetor 2019

West Ham ka njoftuar riemërimin e David Moyes si menaxher i klubit pasi Manuel Pellegrini u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Çekanët luajtën si nikoqir të Leicester City të shtunën dhe pësuan humbje 2-1, duke i lënë ata të 17-të në Premierligë dhe vetëm një pikë larg nga zona e rrezikshme.

Një verë e shpenzimeve të mëdha i parapriu një fillimi të duhur të sezonit, por forma e fundit detyroi bordin të merrte vendimin për shkarkimin e ish-trajnerit të Man Cityt, përcjell lajmi.net.

Drejtuesit e klubit londinez tashmë kanë bërë zyrtare emërimin e trajnerit i cili i udhëhoqi ata në edicionin 2017/18 – kohë kur West Ham ishte në zonën e rënies nga liga.

Moyes, i cili kaloi shtatë muaj në krye të Hammers para se të zëvendësohej nga Pellegrini, ka nënshkruar një marrëveshje 18-mujore për të marrë përsëri përgjegjësinë e ekipit të parë. /Lajmi.net/ 

TAGS