Zyrtare: De Jong bëhet lojtar i Barcelonës për 75 milionë euro, bashkohet me klubin nga 1 korriku

Barcelona dhe Ajax kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Frenkie de Jong, i cili do të bashkohet me klubin katalanas nga 1 korriku i vitit 2019.

Kostoja e operacionit të transferimit është 75 milionë euro, plus 11 milionë bonuse të mundshme.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri në edicionin 2023/24.

Presidenti Josep Maria Bartomeu dhe Oscar Grau u përfshinë personalisht në mbylljen e marrëveshjes në Amsterdam.

Kush është De Jong? Ai ka lindur më 5 maj 1997 në Arkel (Holandë), dhe Frenkie de Jong është një nga talentet më premtuese të Evropës.

Lexo po ashtu:

Holandezi e filloi në akademinë Ëillem II, por pas vetëm një viti erdhi te Ajax, i cili e nënshkroi në vitin 2015.

Frenkie de Jong mund të luajë si mesfushor mbrojtës apo sulmues.

Mesfushori i bashkohet emrave të mëdhenj holandez që kanë bërë histori me Barcelonën si Johan Cruyff, Ronald Koeman, Patrick Kluivert, Frank de Boer e shumë të tjerë.

Lexo po ashtu:

Ai do ta gjejë te Barcelona edhe shokun e skuadrës që e kishte te Ajax, Jasper Cillessenin. /Telegrafi/

TAGS