Zyrtare: Defoe huazohet te Rangers

Rangers ka konfirmuar transferimin e Jermain Defoe në formë të huazimit 18 mujor.

Sulmuesi anglez iu bashkua skuadrës skoceze nga Bournemouthi, ku në 33 ndeshje në të gjitha garat shënoi katër gola.

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, u shpreh i lumtur me këtë transferim dhe tha se pret shumë gola nga ai.

“Jam i ngazëllyer dhe mirëpres Jermain te Rangers. Ai është një sulmues jashtëzakonisht i talentuar i cili shënon gola në çdo skuadër ku luan”.

“Ai do të jetë një shtesë në dhomën tonë të zhveshjes dhe mezi po pres ta integroi në skuadër”.

Defoe në të kaluar ka qenë edhe pjesë e West Ham Unitedit, Tottenham Hotspourit, Portsmouthit, Torontos dhe Sunderlandit.

Gjatë karrierës së tij në 682 ndeshje ka shënuar 273 gola. /Telegrafi/

TAGS