ZYRTARE: Dënohet rëndë Diego Costa

ZYRTARE: Dënohet rëndë Diego Costa

Diego Costa nuk do të paraqitet më fanellën e Atletico Madridit këtë sezon.

Sulmuesi spanjoll është dënuar me tetë ndeshje mos lojë nga komisioni disiplinor i La Ligas, për sjelljet ndaj gjyqtarit në ndeshjen Barcelona – Atletico Madrid.

Costa gjatë ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid ishte ndëshkuar me karton të kuq, ku edhe kishte ofenduar gjyqtarin e ndeshjes.

Ofendimi i rëndë ndaj gjyqtarit, i ka kushtuar ish sulmuesit të Chelsea.

Costa, sot është njoftuar se është dënuar me tetë ndeshje mos lojë./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS