Zyrtare: Divine Myles, basketbollisti i ri i Prishtinës

Zyrtare: Divine Myles, basketbollisti i ri i Prishtinës

Klubi basketbollistik Prishtina ka transferuar se fundmi fundorin Divine Myles.

Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me lojtarin Myles, duke shtuar se ky do ta kompletojë repartin e fundorëve në klubin kryeqytetas.

“Divine Myles, kompleton repartin e fundorëve të KB Prishtina”,, thuhet fillimisht në deklaratën e lëshuar nga klubi bardhekaltër.

Lexo po ashtu:

“Myles luan në pozitën e fundorit dhe do të jetë ndihmesë e madhe gjatë rrugëtimit tonë si në garat e FIBA-s, po ashtu vendore”.

“Myles karakterizohet me lojë të gjithanshme në të gjitha repartet. Sa i përket lojës ofanzive, Myles shquhet me depërtime të suksesshme, pasime, kërcime, si dhe precizitet të lartë pothuajse nga të gjitha pjesët e fushës”.

“Në anën tjetër, atleticizmi si dhe persistenca e tij që gjithnjë të jetë përballë lojtarit kundërshtar e bëjnë Myles-in lojtar shumë të mirë në mbrojtje”.

“Myles është 21 vjeçar, i gjatë 180cm. Karrierën e tij e filloj dhe e përfundoj tek kolegji Stentson (NCAA)”.

“Vitin e fundit të kolegjit e përfundoj me këto statistika: 31 lojë, 16,8 pikë për lojë, 4,5 kërcime për loje, 4,2 asistime për lojë”, mbyllet njoftimi i Prishtinës. /Telegrafi/

TAGS