Zyrtare: Drenica nënshkruan me Atdhe Grajqevcin

Zyrtare: Drenica nënshkruan me Atdhe Grajqevcin

Mesfushori i ri, Atdhe Grajqevci është lojtari më i mirë i klubit nga Skenderaj, Drenicës.

Drenica nuk po ndalet në afatin kalimtar të dimrit dhe tashmë ka zyrtarizuar transferimin e pestë brenda pak ditëve.

Lojtari i fundit i transferuar nga Kuqezinjtë është talenti i ri, Atdhe Grajçevci, i cili në stinorin vjeshtor ishte pjesë e KEK-ut.

Lexo po ashtu:

Është vet faqja zyrtare e klubit drenicas që njofton transferimin e ri të klubit me anë të një postimi.

“Mesfushori 20 vjeçar Atdhe Grajçevci është lojtar i Drenicës”.

“Ai sot në ambientet e klubit ka firmosur kontratë 18-muajshe me klubin”.

Atdhe Grajçevci dhe Tahir Lushtaku (Foto: KF Drenica)

“Ekipi tashmë po merr formë dhe shumë shpejt do të kompletohet skuadra për pranverë”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Ndryshe, Dranica para disa ditësh transferoi edhe katër lojtarë nga Feronikeli: Argjend Bardhi, Diar Prokshi, Nicolas Andreës dhe Prince Balde. /Telegrafi/

TAGS