Zyrtare: Edhe në SHBA do të zhvillohen ndeshjet e La Ligas

Një ndeshje e rregullt e sezonit të La Ligas do të luhet në Amerikën e Veriut, si pjesë e një marrëveshje marketingu prej 15 vjetësh.

Liga spanjolle ka njoftuar një vendim të përbashkët me Relevent – media sportive dhe argëtimi – në një përpjekje për të promovuar futbollin në të gjithë kontinentin.

Një deklaratë në faqen e internetit të La Ligës shkruan se “Si pjesë e marrëveshjes, LaLiga planifikon të sjellë një ndeshje të rregullt të sezonit në Shtetet e Bashkuara, i pari që do të luhet jashtë Evropës”.

Diego Costa dhe Dani Carvajal (Foto: Getty Images)

Ajo do të quhet LaLiga në Amerikën e Veriut, me raporte që sugjerojnë se ndeshja e parë në Shtetet e Bashkuara mund të jetë që në fillim të këtij sezoni.

Presidenti i La Ligës Javier Tebas shtoi se “Ne jemi të përkushtuar për të rritur pasionin për futbollin në mbarë botën”.

“Kjo marrëveshje e re është e sigurt se do t’i jep një impuls të madh popullaritetit lojës së bukur në SHBA dhe Kanada”.

Lexo po ashtu:

“Relevant ka mbushur stadiumet në të gjithë SHBA-në me International Champions Cup, ne jemi të kënaqur që do të bashkëpunojmë me ta në një mision të përbashkët për të rritur futbollin në Amerikën e Veriut”. /Telegrafi/

TAGS