Zyrtare: Enis Bardhi e vazhdon kontratën me Levanten

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka rinovuar kontratën me klubin spanjoll Levante edhe për dy vite të tjera.

Futbollisti 23-vjeçar nga Shkupi, që nga Hungaria erdhi në klubin spanjoll ka thënë se është i lumtur që gjendet të Levante dhe do të dëshironte që të vazhdojë edhe për dis vite.

Lajmin për rinovimin e kontratës e ka bërë zyrtare klubi përmes faqen zyrtare.

“Jam shumë i lumtur me vitin që kam kaluar këtu, dhe shpresoj që të jem edhe për shumë të tjera”, deklaroi Bardhi.

Mesfushori Enis Bardhi dhe Levante UD kanë arritur marrëveshje të zgjasin kontratën për dy vite të tjera.

Kështu që marrëveshja tani do të ketë kohëzgjatje deri në 30 qershor të vitit 2022, me opsion për t’u vazhduar edhe për dy sezone tjera.

Bardhi ka luajtur 38 ndeshje zyrtare me Levanten dhe ka shënuar gjithsej 10 gola.

Ai njihet për goditjet e saktë të dënimit që shumë shpesh përfundojnë me gol. /Telegrafi/

TAGS