ZYRTARE: Everton transferon yllin e Man Cityt

ZYRTARE: Everton transferon yllin e Man Cityt
23:55 | 15 Korrik 2019

Everton ka konfirmuar nënshkrimin e mesfushorit të Manchester City Fabian Delph, për shumën që besohet të jetë rreth 11 milionë euro e cila mund të rritet deri në 13.

29-vjeçari është raportuar gjerësisht të bashkohet me klubin nga Liverpool pas sezonit zhgënjyes me Cityn.

Delph luajti një rol jetësor në sezonin 2017/18 për ‘Qytetarët’, por u kufizua në vetëm 11 paraqitje në Premierligë për ekipin e Pep Guardiolës vitin e kaluar, me vetëm një në vitin 2019, përcjell lajmi.net.

Si rezultat, mesfushori qendror – i cili ka luajtur edhe si mbrojtës i majtë – ka zgjedhur një lëvizje te ‘Toffees’.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, unë do të jap absolutisht çdo gjë – asgjë më pak se 100 për qind”, tha Delph në faqen e zyrtare të klubit pas nënshkrimit. /Lajmi.net/

TAGS