Zyrtare: Florent Hasani kalon nga Trepça ’89 te Diosgyori në Hungari

Zyrtare: Florent Hasani kalon nga Trepça ’89 te Diosgyori në Hungari

Florent Hasani që është zgjedhur futbollisti më i mirë në futbollin kosovar për vitin 2017, nuk do të jetë më pjesë e Trepçës ’89.

Vushtrriasi është transferuar tek klubi hungarez, Diosgyori.

“KF Trepça ’89 njofton simpatizuesit dhe miqtë e klubit se lojtari kyç i klubit tonë Florent Hasani tani e tutje nuk do të jetë pjesë e klubit tonë”.

“Deri te “ndarja” vjen pasi presidenti i KF Trepça’89, Abedin Zeka BEKI dhe klubi i mirënjohur hungarez FC Diosgyori V.T.K. janë dakorduar për transferimin e Hasanit”, thuhet në njoftimin e 89-shit.

Hasani është pjesë e Kosovës U-21, derisa më parë ka luajtur edhe për Vushtrrinë.

Hasani me Kosovën U-21

Ai për vitin e kaluar u shpall futbollisti i vitit 2017 në Superligën e Kosovës nga FFK-ja.

Hasani do ta gjejë në Hungari edhe lojtarin e Kombëtares shqiptare, Liridon Latifin i cili luan në Puscas Academy. /Telegrafi/