ZYRTARE: Giovani Lo Celso i bashkohet Tottenhamit

ZYRTARE: Giovani Lo Celso i bashkohet Tottenhamit
18:30 | 8 Gusht 2019

Giovani Lo Celso i është bashkuar skuadrës së Tottenham Hotspur.

Mesfushori i talentuar 23 vjeçar, në momentet e fundit të afatit kalimtar, ka kompletuar transferimin te Tottenham Hotspur nga Real Betis.

“Ne jemi të lumtur që njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për huazimin e Giovani Lo Celso nga Real Betis, me mundësi transferimin të përhershëm”, thuhet në njoftimin e Tottenham, përcjell lajmi.net.

“Mesfushori ofensivë do të vesh fanellën me numër 18”./Lajmi.net/

TAGS