ZYRTARE: Gjilani s’ndalet me përforcime

ZYRTARE: Gjilani s’ndalet me përforcime

Në fakt për Dautajn është një rikthim në skuadrën e Gjilanit, pasi ai para disa edicioneve ishte pjesë e klubit, ku për një stinor kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit kuq e bardh të Gjilanit.

Qëndrim Dautaj, i lindur në Deçan karrieren e tij e nisi në vendlindje dhe u afirmua në futbollin e Kosovës. Paraqitjet në futbollin kosovar, Dautaj i vazhdoi edhe për disa skuadra të ndryshme sikurse ajo e Besës së Pejës, Flamurtarit, Llapit e Ferizajit, skuadër nga e cila u transferua në ekipin e Gjilanit.

Pas disa problemeve shëndetësore ku u penalizua nga disa dëmtime, mesfushori Dautaj rikthimin e formës së tij e bëri me skuadrën e Ferizajit, që në “sprintin” final të kampionatit ishte lojtari kyç i ferizajasëve në fitoret, ku i siguruan mbijetesën në Superligë.

Gjatë edicionit të kaluar, Qëndrim Dautaj tek Ferizaji i shënoi 6 gola dhe i realizoi 4 asistime, me ç’rast ishte dhe ndër mesfushorët më produktivë në Superligën e Kosovës. /Lajmi.net/

TAGS