ZYRTARE: Kaos te Bullgaria, jep dorëheqje presidenti i Federatës së Futbollit

ZYRTARE: Kaos te Bullgaria, jep dorëheqje presidenti i Federatës së Futbollit
15:54 | 15 Tetor 2019

Presidenti i Federatës së Futbollit në Bullgari, Borislav Mihailov, ka dhënë dorëheqje.

Ai zbatoi fjalët e kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borissov i cili bëri thirrje që ai të jepte dorëheqje të martën pas abuzimit racist që iu bë lojtarëve të Anglisë nga tifozët vendas në Sofje.

Ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, të cilën Anglia e fitoi 6-0, u ndalua dy herë për shkak të sjelljeve raciste, e cila përfshinte përshëndetjet naziste dhe thirrjet e majmunëve, përcjell lajmi.net.

BFU tha se masa “është pasojë e tensioneve të fundit”, por nuk përmendi racizmin në deklaratën e tyre.

Gjithsesi, ky nuk është aspak lajm i mirë për Kosovën pasi zhvillimet e fundit mund të ndikojnë negativisht tek lojtarët bullgarë.

Bullgaria në ndeshjen e fundit të grupit A takohet me Çekinë, ku shpresohet që së paku vendasit të marrin një barazim ose fitore për të ‘ndihmuar’ ekipin dardan të kualifikohet në Euro 2020 më pas. /Lajmi.net/ 

TAGS