Zyrtare: Lamar Wofford-Humphrey nënshkruan me Bashkimin

Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, Bashkimi ka nisur të mendojë për pjesën pranverore të kampionatit.

Prizrenasit kanë bërë lëvizjen e parë duke sjell përforcuar radhët e veta me një basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për basketbollistin 24-vjeçar, Lamar Wofford-Humphrey, i cili është i gjatë 206 cm dhe luan në pozitën 4-5.

Në vitin e fundit lojtari ka luajtur për skuadrën e Omaha Mavericks në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtatgjati në sezonin e fundit në NCAA ka pasur një mesatare prej 8.2 pikëve dhe 4.8 kërcimeve për ndeshje.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, Bashkimi ka paralajmëruar edhe përforcime të reja me basketbollist cilësor vendas dhe ndërkombëtar.

Theksojmë se “Arpagjik’t” aktualisht pozicionohen në vendin e pestë të renditjes tabelore, po aq sa ka edhe Trepça e vendit të katërt. /Telegrafi/

TAGS