ZYRTARE: Leclerc rinovon me Ferrari

ZYRTARE: Leclerc rinovon me Ferrari
Tash esht Koha
20:01 | 23 Dhjetor 2019

Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Ferrari.

Piloti i Ferrari, Leclerc, ka marrë një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tij.

22 vjeçari  ka nënshkruar kontratën e re pesë vjeçare me Ferrari, që do ta mbajë atë në këtë skuadër deri në vitin 2024, përcjell lajmi.net.

Leclerc pati një sezon impresionues, duke zëvendësuar për mrekulli Kimi Raikkonen.

Anëtari i Ferrari regjistroi shtatë ‘pole-positions’ gjatë këtij viti, si dhe fitoi gara të njëpasnjëshme në Belgjikë dhe Itali. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS