ZYRTARE: Lichtsteiner transferohet në Bundesligë

ZYRTARE: Lichtsteiner transferohet në Bundesligë
23:24 | 19 Gusht 2019

Stephan Lichtsteiner është transferuar në Bundesligë.

Ish mbrojtësi i Juventusit dhe Arsenalit, zvicerani Stephan Lichtsteiner, i është bashkuar skuadrës së Augsburg.

Lojtari është prezantuar te Augsburg, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

36 vjeçari është liruar nga Arsenal, ku qëndroi për një sezon, duke regjistruar vetëm 14 paraqitje.

Lichtsteiner pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Juventus, duke fituar shumë tituj të Serie A, e duke veshur atë fanellë mbi 200 herë./Lajmi.net/

TAGS