ZYRTARE: Llorente në Itali për teste mjekësore, kjo do të jetë skuadra e tij e re

ZYRTARE: Llorente në Itali për teste mjekësore, kjo do të jetë skuadra e tij e re
10:05 | 31 Gusht 2019

E ardhmja e Fernando Llorentes është zgjidhur.

Sulmuesi spanjoll rikthehet në futbollin italian, duke zgjedhur Napolin.

34 vjeçari ka mbërritur në Itali për teste mjekësore, para se të nënshkruajë për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Llorente sezonin e fundit ka qenë pjesë e Tottenhamit, me të cilën skuadër arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, duke veshur fanellën e Juventusit, për të cilën skuadër ka shënuar 23 gola./Lajmi.net/

TAGS