ZYRTARE: Lyon shkarkon Sylvinhon

ZYRTARE: Lyon shkarkon Sylvinhon
22:14 | 7 Tetor 2019

Sylvinho dhe Lyon kanë ndarë rrugët e tyre.

Skuadra e Olympique Lyon ka shkarkuar krye trajnerin e saj, Sylvinho, pesë muaj pasi ky i fundi morri drejtimin e skuadrës, përcjell lajmi.net.

Bordi i skuadrës së Lyon ka arritur deri tek ky vendim pas formës jashtëzakonisht të dobët të skuadrës në këtë fillim edicioni.

Lyon ka shënuar vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e tyre të fundit, duke llogaritur këtu të gjitha garat ku kanë marrë pjesë.

Durimi me Sylvinho mbaroi në ndeshjen e fundit, të cilën Lyon mbrëmë e humbi nga rivalët e Saint Etienne, gjatë së dielës. /Lajmi.net/

TAGS