ZYRTARE: Manolas lë Romën për Napolin

ZYRTARE: Manolas lë Romën për Napolin
23:51 | 30 Qershor 2019

Napoli ka blerë zyrtarisht mbrojtësin e Romës Kostas Manolas për 34 milionë euro plus bonuse prej 2 milionë eurosh, duke aktivizuar në mënyrë efektive klauzolën e lirimit të tij.

28-vjeçari nënshkroi kontratën këtë mbrëmje dhe do të fluturojë javën tjetër për t’i kryer testet mjekësore, por marrëveshja është bërë dhe kushtet personale janë arritur.

Roma lëshoi një deklaratë financiare që konfirmon shitjen prej 36 milionë euro të mbrojtësit grek, kostoja e lirimit të tij, përcjell lajmi.net.

Besohet se kontrata e tij pesëvjeçare është me vlerë 3.5 milionë euro plus bonuse, që pritet të kap shifrat e 4.5 milionë euro për sezon.

Amadou Diawara pritet të kalojë te Roma për 18 milionë euro plus 3 sosh bonuse, pasi të kthehet nga Kupa e Afrikës. /Lajmi.net/

TAGS