ZYRTARE: Milan shkarkon trajnerin

ZYRTARE: Milan shkarkon trajnerin
19:36 | 8 Tetor 2019

Marco Giampaolo nuk është më trajner i Milanit.

Skuadra e Milanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Marco Giampaolo.

“Milan njofton se ka liruar Marco Giampaolon nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Klubi falënderon Marcon për punën e kryer dhe i uron sukseset më të mira profesionale”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Raportohet se vendin e Giampaolos do ta zë ish trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli./Lajmi.net/

TAGS