ZYRTARE: Moreno transferohet në La Liga

ZYRTARE: Moreno transferohet në La Liga
20:20 | 9 Korrik 2019

Alberto Moreno është rikthyer në La Liga.

Mbrojtësi i majtë spanjoll, ka arritur marrëveshje me Villarrealin.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Villarreal, ku deklarohen të lumtur për marrëveshjen e arritur me ish mbrojtësin e Liverpoolit, përcjell lajmi.net.

Moreno te Villarreal do të transferohet si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin.

Në ‘Anfield Road’, 27 vjeçari Moreno ka qëndruar për pesë sezone, duke regjistruar 90 paraqitje, ku ka shënuar tri gola./Lajmi.net/

TAGS