ZYRTARE: NBA suspendon Embiid dhe Anthony Towns pas zënkës

ZYRTARE: NBA suspendon Embiid dhe Anthony Towns pas zënkës
23:43 | 31 Tetor 2019

Joel Embiid dhe Karl Anthony – Towns kanë zënë vendin kryesorë në mediet amerikane gjatë ditës së sotme.

Embiid dhe Towns janë vënë përballë njëri tjetrit në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ndërmjet Philadelphia 76ers dhe Minnesota Timberwolves.

Takimin e fitoi skuadra e 76er, me rezultatin 117:95, por kjo ndeshje do të mbetet në memorie vetëm për zënkën mes Anthony Towns dhe Embiid.

Pas incidentit të ndodhur mbrëmë, NBA ka vendosur që t’i dënojë të dy lojtarët me nga dy ndeshje mos lojë.

Në anën tjetër, edhe pse i përfshirë në sherrin e madh, Ben Simmons ka shpëtuar pa asnjë dënim. /Lajmi.net/

TAGS